Bllokimi mori fund pasi Rajoy fitoi votën e besimit në parlament, në fundjavë.
Mbreti Felipe VI kryesoi ceremoninë e betimit të Rajoyt në pallatin mbretëror.
Rajoy do të kryesojë një qeveri të pakicës, e cila mund ta ketë vështirë të kalojë ligje në parlament.
Ai pritet të emërojë kabinetin e tij të enjten.























