• Latest
  • Trending
  • All

Aktakuza voluminoze ndaj grupit të Azem Sylës (Dajës)

30/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 3 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aktakuza voluminoze ndaj grupit të Azem Sylës (Dajës)

30/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Prokurorit Italian Danillo Ceccarelli i janë dashur 264 faqe aktakuzë për të argumentuar se grupi  i drejtuar nga Azem Syla është njëri nga grupet më të mëdha kriminale që ka ekzistuar ndonjë herë në Kosovë.

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën e prokurorit të EULEX-it e cila përshkruan deri në detaje funksionimin e grupit të Azem Sylës, që në opinion njihet me nofkën e luftës “Daja”.

Aktakuza e cila do botohet në disa vazhdime flet për pensionin e Zvicrës i cili u përdor për ta financuar grupin për takimet në restorantin në Prishtinë e poashtu për përfshirjen dhe takimet e qytetarëve serbë me grupin e drejtuar nga ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në një kënd në një restorant në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, pranë Fakultetit Teknik, “shtabi” i grupit i prirë nga Azem Syla jepte urdhra, instruksione e udhëzime për anëtarët tjerë të këtij grupi, përshkruhet në aktakuzë.

Në fakt, aktakuza thotë se në këndin e këtij restorant qëndronte ulur Azem Syla, ndërsa bashkëbiseduesit në tavolinë ndërroheshin, varësisht prej urdhrave që ata merrnin.

Veprimet e këtij grupi, më 24 tetor të këtij viti janë zyrtarizuar në aktakuzë të gjerë ndaj një grupi të madh personash të cilët dyshohen për keqpërdorime në tjetërsim pronash në rrethinën e Prishtinës.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, është në krye të listës së personave që kanë zënë vend në këtë aktakuzë. 21 të tjerë i bashkohen grupit të cilin aktakuza e përshkruan si “një nga më aktivët, më të strukturuarit, më të organizuarit për nga hierarkia, më solidët dhe më jetëgjatët në historinë e Kosovës”.

Hetimet e nisura kohë më parë, në prill të këtij viti rezultuan me një aksion të gjerë policor të ndërmarrë nga EULEX dhe Policia e Kosovës. Në mëngjesin e 27 prillit, policët nuk arritën ta gjejnë Sylën në shtëpinë e tij, por ai u dorëzua disa ditë më vonë.

Përveç Azem Sylës, në këtë aktakuzë janë të përfshirë edhe Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Hajrullah Berisha, Ramadan Uka, Arton Vila, Avdyrrahman Brajshori, Ilaz Syla, Lubisha Vujoviq, Gazmend Gashi, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Shqipe Maxhuni, Elheme Uka, Shqipe Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj dhe Mustafë Haliti.

Në pikën e parë të aktakuzës përfshihen Azem Syla, Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Hajrullah Berisha, Ramadan Uka, Arton Vila, Avdyrrahman Brajshori, Ilaz Syla, Lubisha Vujoviq, Gazmend Gashi, Nuhi Uka dhe Sabedin Haxhiu.

Pika e cila përfshin akuzën për krim të organizuar thotë se nga viti 2006 deri në vitin 2016, në territorin e Kosovës, me qëllim të përfitimit financiar dhe përfitimeve tjera materiale, të akuzuarit kanë kryer krime të rënda si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Ish komandanti i UÇK-së dhe ish deputeti i PDK-së, Azem Syla, përshkruhet si “organizues, mbikëqyrës, menaxher dhe drejtues” i grupit kriminal i cili “krijoi aktivitetet kriminale të grupit dhe i financoi ato”.

Akuza thotë se Azem Syla koordinoi aktivitetet dhe mbajti një rol mbikëqyrës në tërë operacionin; emëroi anëtarë të tjerë të grupit të organizuar kriminal në rolet e tyre specifike brenda hierarkisë të përcaktuar mirë; miratoi apo refuzoi propozimet operacionale nga anëtarët tjerë të grupit; dha urdhra dhe instruksione për anëtarët e grupit të organizuar kriminal; kërkoi raportime rreth aktiviteteve të vazhdueshme kriminale nga anëtarët tjerë të grupit; mori pjesë në veprat themelore penale duke dhënë instruksione, udhëzime dhe miratime si dhe mori përfitimet më të mëdha nga aktivitetet kriminale.

Edhe Shaban Syla, i lindur në Kishnarekë, fshati i lindjes së Azem Sylës, ka pasur pothuaj role të njëjta me ish deputetin.

Shaban Syla, i cili është i dënuar si pjesë e procesit gjyqësor Bllaca 2, në aktakuzë gjithashtu përshkruhet si organizues, mbikëqyrës, menaxher dhe drejtues i grupit të organizuar kriminal. Për të thuhet se në mënyrë konstante ka qenë i lidhur me liderin e grupit, Azem Syla, sa u përket vendimeve strategjike ose planifikimeve të grupit kriminal.

“Në mënyrë specifike, ai (Shaban Syla) organizoi dhe menaxhoi të gjitha veprimet në identifikimin e individëve serbë të cilët kanë vendime të gjykatave dhe dokumente të dobishme për grupin kriminal; organizoi dhe koordinoi falsifikimin e vendimeve të gjykatave dhe dokumenteve tjera; identifikoi tokat në pronësi shoqërore për t’i marrë paligjshëm; është lidhur dhe i ka korruptuar zyrtarët e Gjykatës Komunale, Zyrës së Kadastrit dhe zyrave tjera publike në mënyrë që t’i sigurojë dokumentet origjinale për t’i falsifikuar, t’i marrë vendimet e favorshme dhe ta përshpejtojë procedurën”, thuhet në aktakuzë.

Rol pothuaj tërësisht të njëjtë, sipas aktakuzës, ka pasur edhe Shpresim Uka, gjithashtu i dënuar në rastin Bllaca me 15 vjet burg.

Pjesëtari i vetëm i komunitetit serb në këtë aktakuzë, Lubisha Vujoviq, sipas aktakuzës, ka qenë pjesëmarrës dhe mbështetës i grupit, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitetet e grupit kriminal.

“Në mënyrë specifike, Lubisha Vujoviq i dha grupit vendimin origjinal të gjykatës numër 1164/90 të datës 24 qershor 1992, i cili ia kthente familjes parcelën e tokës numër 1245 në Fushë Kosovë duke e ditur se grupi do ta falsifikonte atë duke e zëvendësuar parcelën me të tjera”, thuhet në aktakuzë.

Serbë të tjerë nuk janë të arritshëm për prokurorinë pasi dyshohet se janë duke u strehuar në Serbi.

Nuhi Uka, ish kryetar i Gjykatës Komunale të Prishtinës, organi përgjegjës gjyqësor për vërtetimin e kontratave të shitblerjes së tokave, në këtë aktakuzë del të jetë “pjesëmarrës dhe anëtar mbështetës i grupit duke marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitetet kriminale të grupit”. Ai kujdesej që ta ndihmojë grupin që të sigurojë se, kurdo që kërkohej, të ndërhyjë që gjithçka të procedohet shpejt e shpejt.

“Ai ndërmori veprime joligjore në shkelje të detyrave të tij zyrtare si rezultat i korrupsionit duke u ofruar anëtarëve tjerë të grupit dosjet origjinale të cilat grupi do t’i falsifikonte , duke thënë që vendimet e falsifikuara janë origjinale”, thuhet në aktakuzë.

Azem Syla dhe disa anëtarë të tjerë të grupit ishin arrestuar në aksionin e prillit. Avokatët mbrojtës të tyre në vazhdimësi kanë mohuar akuzat e prokurorisë duke pretenduar në pafajësinë e klientëve të tyre. Deklarata të tilla janë dhënë nga të gjithë avokatët duke u thirrë në mohimet të cilat klientët e tyre ua kanë bërë pikave të akuzës pas aksionit të EULEX-it.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Kjo është super arma sekrete e Putinit (Foto)

Next Post

Naim Bazaj, kandidat i PDK-së për Drenas? (Foto)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Naim Bazaj, kandidat i PDK-së për Drenas? (Foto)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.