Mediat shtetërore siriane sot (e diele) njoftuan se militantët qëlluan me granata që përmbajnë klor në lagjet e banimit në pjesën perëndimore të Aleppos, i cili është në duart e qeverisë, e që rebelët mohojnë pretendimin se forcat qeveritare qëlluan me gaz helmues në vijën e frontit, transmeton lajmi.net.
Mediat në fjalë kanë paraqitur një deklaratë nga drejtori i spitalit të Aleppos, e cila thotë se 30 persona, ndër të cilët janë civil por edhe ushtar ishin helmuar, siç thuhet na sulmi me gaz nga rebelët, por nuk raportohet për të vdekur.
Observatori sirian për të drejtat e njeriu tha se ka pretendime të konfirmuara se ne vijën e frontit është duke u përdorur afiksim i klorit.
Nga ana tjetër rebelet kanë akuzuar kryengritësit për hedhje të gazit, pasi ata kanë shpërndarë edhe një video ku shihen njerëz që kanë probleme me frymëmarrje.






















