CETA, që do të heqë rreth 99 për qind të të drejtave doganore mes BE-së dhe Kanadasë, do të aplikohet provizorisht dhe pjesërisht pasi të ratifikohet nga Parlamenti Evropian dhe ai i Kanadasë, në muajt e ardhshëm.
Më pas kjo marrëveshje duhet të miratohet nga të gjitha Parlamentet kombëtare dhe rajonale të BE-së për t’u bërë definitive.























