Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lëmoshëkërkuesit shtetas të Shqipërisë për të hyrë në Kosovë përdorin rrugë dhe kohë të ndryshme në pikë kalime kufitare të ndryshme.
Madje, nga Policia konfirmohet se ka pasur dhe lypës që janë ndaluar nga Policia e Kosovës, janë kthyer në Shqipëri, por sërish kanë hyrë në Kosovë.
Lëmoshëkërkuesit nga Shqipëria janë të moshave të ndryshme, sikurse të mitur dhe të rritur, ku të miturit, sipas Policisë, kryesisht shoqërohen nga familjarët e tyre, ndërsa të rriturit veprojnë edhe të vetëm.






















