Me daten 12 tetor Shoqata e Avokateve Shqiptaro-Britanik (The British-Albanian Lawyers Association ose BALA) organizoi ligjeraten e saj me te fundit me temen Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe Azili. Kjo ligjeratë u mbajt nga Gjyqtari i Shqiperise në Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut ne Strazburg Z. Ledi Bianku dhe u moderua nga Gjyqtarja Ann Power-Forde SC. Keta gjyqtare trajtuan disa nga rastet dhe temat me sensitive dhe me te veshtira te cilat i ka trajtuar kjo gjykate. Gjykata u formua ne vitin 1959 dhe gjykon rastet e paraqitura nga individe ose nga shtete rreth shkeljeve te te drejtave civile dhe politike te cilat jane te mbrojtura nen Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut. Pas ligjerates pati diskutim ne mes te pranishmeve dhe Z. Bianku.
Kjo eshte ligjerata e katert e organizuar nga BALA qe nga themelimi i shoqates para jo shume kohesh ne janar te ketij viti. BALA ka arritur qe brenda nje kohe te shkurter te punoj me disa nga profesionistet me te suksesshem ne fushen e ligjit ne Angli dhe ne bote. Permes aktiviteteve te saj BALA synon te arrij qellimet e saj te cilat jane: avancimi i diturise ne fushen e drejtesise, promovimi i sundimit te ligjit dhe casjes ne drejtesi, perkrahja e gjeneratave te reja te avokateve dhe promovimi i bashkepunimit ne mes te avokateve qe punojne ne Angli, Kosove dhe Shqiperi.
Me daten 4 tetor perfaqesuesit e BALA takuan Ministren e Drejtesise se Kosoves, Dhurata Hoxha, me ftese te Ministres gjate vizites se saj zyrtare ne Londer. Pas ketij takimi Ministrja Hoxha i dergoi nje leter zyrtare BALA ne te cilen ajo falemnderoi avokatet e BALA dhe i quajti ata ambasadore pozitiv te Republikes se Kosoves duke thene se me kenaqesi pret te bashkepunon me ata ne te ardhmen.
Drejtuesja e BALA znj Brikena Muharremi thote se “BALA do te vazhdoj punen e saj te rendesishme dhe synon qe permes aktiviteteve te saj ne Angli dhe permes bashkepunimit me avokatet dhe institucionet e drejtesise ne Shqiperi dhe Kosove, te ndikoj pozitivisht ne permiresimin e sistemeve te drejtesise ne Shqiperi dhe ne Kosove”.
Informata me shume rreth BALA mund te gjeni ne webin www.balawyers.co.uk





















