Islamabadi tha se akuzat kundër diplomatit të tij, Mahmood Akhtar, ishin “të pavërteta dhe të pambështetura”. Akhtar u urdhërua që të largohet nga Neë Delhi deri më 29 tetor.
Zyrtarët e Indisë thanë se Akhtar u arrestua shkurtimisht për t’u marrë në pyetje dhe iu gjetën dokumente që saktësojnë vendosjen e trupave të Indisë përgjatë kufirit të Indisë me Pakistanin.
Ata thanë se dy shtetas të Indisë, nga shteti perëndimor i Rajasthan që kufizohet me Pakistanin, janë areestuar për dhënien e informatave Akhtarit.
Më vonë gjatë ditës, ndërkaq, ministria e jashtme e Pakistanit, iu kundërpërgjigj veprimit të Indisë, duke thënë se ka kërkuar nga zyrtari I Ambasadës së Indisë, Sujeel Singh të largohet nga Pakistani për shkelje të normave diplomatike. Ajo tha se Singh duhet të largohet nga vendi deri më 29 tetor.
Tensionet ndërmjet Indisë dhe Pakistanit janë përshkallëzuar që kur militantët sulmuan një bazë ushtarake të Indisë në afërsi të kufirit që ndan Kashmirin duke vrarë 19 ushtarë, një prej sulmeve më të rënda në më shumë se një dekadë.





















