“Sot rreth orës 12:30 kam marrë kërcënim nga nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi, konsideroj se kërcënimet janë më motive politike”, tha ai.
“Të vras nëse i bënë përsëri këto çka je duke i bërë!”, ishin fjalët kërcënuese të Shkumbin Gashit ndaj Muhaxhiri.
Sipas koordinatorit të Partisë Demokratike të Kosovës për rajonin e Pejës, shqetësimi i madh i LDK-së është humbja dhe kalimi i disa anëtarëve të saj në PDK.
“Arsyeja kryesore e kërcënimit me jetë që unë mora sot, është rritja e PDK-së në Pejë, kalimi i disa anëtarëve të LDK-së në PDK nuk ka ndonjë motiv tjetër përveç shqetësimit të madh të tyre të humbjes së LDK-së. Nuk ka ndonjë motiv shtesë ose ndonjë motiv personal përveç motivit politik”, tha ai për lajmi.net.
Muhaxhiri tha poashtu, se edhe më parë ka pasur kërcënime nga zyrtarë të LDK-së, po thotë se këto kërcënime nuk kanë motive personale, përveç atyre politike.
“Kam pasur edhe më herët deklarata në Facebook nga zyrtarë të LDK-së kundër meje jo dicka personale përveç atyre politike”, tha ndër tjera ai.























