Ky aksion është ndihmuar edhe nga policia federale në Gjermani dhe policia e trafikut urban, ku ishin të përfshirë edhe qentë, shkruan ‘kreisbote.de’.
“Inspektimi u zhvillua në të dy drejtimet dhe ka qenë për një zonë të madhe nga forcat e mëdha të sigurisë”, tha John Kufner, kryeinspektor.
Dy persona janë arrestuar për vepra penale. Një sasi e drogës është gjetur te një 17-vjeçar dhe te 27-vjeçar, kurse gjatë këtij aksioni është ndalur edhe një kosovar, i cili nuk kishte leje qëndrimi.






















