Ministrja Tahiri vlerëson se ky është suksesi i radhës së Dialogut të Brukselit dhe e ka vlerësuar si shumë të nevojshëm hapjen e këtij pikë kalimi të ri kufitar që do të lidhë Kamenicën me Medvegjën si një mbështetje të madhe e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shqiptarët të Luginës së Preshevës, të cilët do të përfitojnë si në zhvillim ekonomik, poashtu në shumë aspekte tjera, ngase ky pikëkalim i ri kufitar do ta shkurtojë udhëtimin e shqiptarëve të Medvegjës për në Kosovë për më shumë se 80 km. Poashtu, kjo do ta ndihmojë edhe komunën e Kamenicës që të mos jetë më një zorre qorre, por të vlerësohet si një zhvillim historik nga autoritetet e kësaj komune.
Kjo pikë kufitare do të funksionojë sipas modelit të IBM-it për pikëkalimet kufitare në mes të dy shteteve. Në ceremoni do të marrin pjesë ministrja për Dialog, Edita Tahiri, autoritetet e Policisë së Kosovës, anëtarët e grupit qeveritar per marrëveshjen e IBM-it dhe autoritetet komunale te Kamenicës, Medvegjës, Bujanovcit, etj.
Me këtë rast, ministrja Tahiri do të vizitojë fshatin Sfircë për të adresuar dhe zgjidhur problemet e furnizimit me rrymë të këtij fshati për shumë vite.






















