“Në shkollën ‘Faik Konica’ nga 16 paralele sa ishin paraparë i shtojnë edhe 2 të reja, në shkollën e mjeksisë ‘Elena Gjika’ nga 4 paralele shtohet edhe një paralele e re dhe në gjimnazin ‘Kuvendi i Arbërit’ shtohet edhe një paralele. Por sikur të mos mjaftonte kjo, është bërë edhe rritja e numrit të nxënësve nëpër paralele nga 32 deri në 42 e më tepër”, ka thënë Berisha.
Berisha ka ngritur edhe shqetësimin për gjimnazin “Dr.Shaban Hashani” ku tha se në klasat e 10-ta numri i nxënësve ka kaluar numrin 50-të.
“Kjo rritje e numrit të nxënësve është bërë pa kritere, kriter ka qenë se kush ësht më i ‘fortë’ brenda subjektit partiak dhe ai që bënë pazar me vota sepse edhe pak ditë na ndajnë nga viti i zgjedhjeve lokale” tha Berisha.
Sipas Berishës ky regjistrim pa kritere po rrezikon edhe mbylljen e shkollës së agrobiznesit “Zenel Hajdini” e cila nga 364 nxënës sa ishte parapar të regjistroi këtë vit janë regjistruar më pak se 40% e tyre. Berisha tha se tani as kryetari Svarqa nuk mund t bëjë asgjë në kët drejtim pasi edhe ai është bërë pjesë e e këtyre dështimeve duke i ngatërruar kompetencat e veta institucionale.






















