Shiko videon e publikuar nga Berisha:
Reagimit i tij:
Të nderuara Media, më lëjoni që para opinionit të gjerë të sqaroj një situatë të krijuar në mes meje si Deputet i Parlamentit të Kosovës, përfaqësues i komunitetit Egjiptian dhe zv. Ministrit të MPMS-së z. Qazim Rrahmani i cili me datën 24.10.2016 rreth orës 13h në hyrje të kuvendit të Kosovës jam penguar dhe provokuar nga z. Rrahmani për qëllime të tija politike të caktuara . Në të njejtë ditë z. Rahmani ka dalur në opinionin publik se kinse unë e kam kërcnuar dhe sulmuar fizikisht dhe më ka paditur për prishje të rendit publik dhe qetësise. Pa dashur të hyjë në gjykimin e rastit unë të gjithë juve po ju përcjelli një video inqizim nga kamerat e sigurisë së Kuvendit të Kosovës të cilat e pasqyrojn gjendjen reale se kush është sulmuesi dhe kush është i sulmuari . Ju ftoj të e gjykoni vet se si ishte e planifikuar kjo situate.
- Rrahmani përmës këtyre veprimeve ka tentuar të më detyroj që unë të bëj një sulm fizik ndaj tij më qëllim të dëmtimit të imazhit tim public dhe krijimit të alibive të planifikuara për qëllime të tija përsonale. Fatmirësisht nuk kam ra në këtë plan.
Kjo mos marrveshje i ka rrënjet nga reagimi ynë ndaj disa deklarimeve publike të z. Rrahmani të cilat kanë shkaktuar zemrim dhe fyerje dhe nxitje të urrejtjës ndëretnike të rënd në komunitetin Egjiptian dhe këto deklarata krahasohen si të njejta me ato të ish- Ministrit Jabllanoviq i cili më pas u shkarkua nga Kryeministri Mustafa . Të njejtën gjë ne po e kërkojm nga kryeministri Mustafa e thërrasim në përgjegjësin e tij politike dhe kërkojmë të ndërmarr masën e menjehershme të shkarkimit të tijë nga pozita e zv. Ministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ne besojm në një Kosovë demokratike e barabart për të gjithë andaj presim veprime të menjëhersheme të Institucioneve të Kosovës.






















