Ndoshta një kontratë të ngjashme nuk e ka nënshkruar as Ministria e Punëve të Jashtme, që është institucioni kryesor i politikës së jashtme.
KOSTT do t’i shpenzojë hiq më pak se 82 mijë e 503 euro për bileta aeroplani për një periudhë kohore 36 mujore, raporton Lajmi.net.
84 mijë e 744 euro ishin parapa për këtë punë, por ka fituar një kompani që ka ofruar çmimin 82 mijë e 503 euro.
Në kontratë shkruan se kanë qenë tre ofertues, ndërsa ka fituar ‘AS Travel Club’.
Kujtojmë se bordi i KOSTT-it është i përbërë komplet nga njerëzit e politikës që kanë dështuar të bëhen deputet ose të marrin pozita më të larta.
Këtë bord e udhëheqin njerëzit e LDK-së, që kanë dështuar ose në politikë, ose në biznes.

























