“Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që dyshohet se i njëjti derisa ishte duke punuar në një ndërmarrje ndërtimore në rrethana të panjohura ka rënë nga katet e larta të një objekti”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.























