Sqarimi i Express-it:
Është raportuar gabimisht se gjatë procesit në Hagë kundër Fatmir Limajt, kanë vdekur dëshmitarë në proces. Pasi kemi pranuar informata shtesë jemi bindur që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në të gjitha proceset kundër Limajt ka vdekur vetëm një dëshmitar në proceset për krime lufte. Bëhet fjalë për vdekjen e të ashtuquajturit Dëshmitari X, i cili ka kryer vetëvrasje në Gjermani. Rreth kësaj vetëvrasje ka pasur spekulime të shumta në opinion, mirëpo kjo çështje është mbyllur me autopsinë e autoriteteve gjermane, të cilat e kanë shpjeguar rastin, duke e quajtur atë vetëvrasje.
Gjithashtu nuk ka qenë i saktë as raportimi se në Austri, në një aksident trafiku, kishte vdekur vetëm dëshmitari Mehmet Shkodra. E vërteta është se në atë aksident të trafikut kishin vdekur 6 persona dhe ishin plagosur dhjetëra të tjerë.
Gazeta Express u kërkon falje z. Limaj dhe familjes së tij. Puna intensive, shumë shpesh edhe mungesa e transparencës, na dërgojnë në gabime të paqëllimta.
Kjo nuk do të thotë që Zona Express nuk do të vazhdojë me të njëjtin intensitet të raportojë për raste me interes për publikun. Sigurisht ky nuk do të jetë gabimi i fundit, por gjithmonë pa qëllim.






















