Fillimisht, shitja do të fillojë në 10 zyra postare: në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri dhe në Podujevë. Javën tjetër do të vazhdohet me ofrimin e produkteve të njëjta edhe në qytetet tjera. Brenda disa muajve telefonat mobil do të ofrohen për shitje në shumicën e zyrave postare.
Këto produkte ofrohen për herë të parë në Postën e Kosovës.
Kryeshefi Hoxha ka deklaruar se është krenar, sepse ky projekt është në interes të qytetarëve.
“Jam i lumtur edhe për faktin që bashkëpunimi me Zone Mobile ka rezultuar në punësimin e të rinjve. Hapja e vendeve të punës do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt e ardhshëm, paralelisht me shtrirjen e projektit në zyrat tona postare, në çdo komunë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, drejtori i Zone Mobile, Alban Limani ka premtuar se për qytetarët do të ofrohen vazhdimisht brendet më të njohura të telefonova mobil dhe pajisjeve përcjellëse.
Ky projekt do të hap mbi 100 vende të reja pune.
“Të gjitha produktet që do të ofrohen për shitje në Postë kanë siguri të lartë, kanë garanci, furnizohemi vetëm nga kanalet zyrtare te brendeve dhe mund të blihen edhe me këste. Vlera e investimit deri ne shtrirjen totale te projektit do jetë mbi 1 milion euro”, ka thënë Limani.
Ai ka falënderuar Postën e Kosovës për bashkëpunim profesional.
vimeo 188639312 w=640 h=360






















