Valon Xhafa ishte student i veçantë për faktin që përveç suksesit të tij në studime, ka ndarë kohë edhe për të kontribuuar në shkencë. Studenti në fjalë, gjatë periudhës së studimeve bachelor ka publikuar punime në gjashtë revista shkencore, ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore brenda e jashtë vendit, si dhe ka bërë kërkime shkencore në institute kërkimore në Gjermani e Austri. “Qëllimi im ka qenë lidhja e pjesës teorike me atë praktikë në fushën e inxhinierisë kompjuterike”, thotë ai.
Nga këto gjashtë botime në revista shkencore, njëra është vendore, ndërsa në mesin e tyre ka publikime në revista shkencore në Gjermani, Austri e të tjera.
E këtë sukses, ai thotë që e ka arritur falë bashkimit të dy faktorëve: interesimit vetjak dhe ndihmëses të pakushtëzuar nga stafi i Departamentit të Shkencave Kompjuterike në UP.
Post Views: 54