• Latest
  • Trending
  • All

Dëshironi të punoni në Gjermani? Ja si mund të aplikoni

24/10/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dëshironi të punoni në Gjermani? Ja si mund të aplikoni

24/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Janë 50 mijë vende të lira të shpallura nga Gjermania, por jo të gjitha këto kërkesa do të plotësohen prej aplikantëve shqiptarë. Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko, sqaron për gazetën të gjitha procedurat që do duhet të ndiqen prej atyre që janë të interesuar. Kualifikimi i duhur dhe njohja e një gjuhe të huaj janë dy kriteret bazë që kërkohen.

Përmes një interviste dhënë për gazetën, Micko thotë se misioni i SHKP në gjithë këtë proces është thjesht dhe vetëm informues. Në çdo zyrë pune do të jetë një sportel i posaçëm që do të shërbejë për të orientuar qytetarët mbi hapat që duhet të ndjekin. Sa i takon listës së profesioneve që kërkohen, është e larmishme, duke filluar nga mekanik, agronom, hidraulik dhe deri tek infermierë, mjekë dhe farmacistë shkruan ‘Panorama’.

Kjo kërkesë e shtetit gjerman për të mbushur boshllëqet e tregut vendës me forcë punëtore të kualifikuar ka ngjallur interesin e shumë të rinjve, të cilët u janë drejtuar zyrave të punës për të aplikuar. Mësohet se vetëm në harkun e më pak se dy viteve janë larguar nga vendi ynë rreth 800 profesionistë. Pjesa më e madhe prej tyre janë mjekë dhe infermierë. Dëshira për të lënë vendin nuk është nxitur vetëm prej kushteve më të mira, por edhe prej pagave më të larta.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gjermania ka ofruar mundësi punësimi, duke shpallur 50 mijë vende të lira pune. Cilat janë profesionet më të kërkuara?

Portali zyrtar gjerman “Make it in Germany” http://www.make­it­ingermany. com/ publikon prej shumë kohësh vendet vakante në Gjermani, ashtu sikurse publikojmë edhe ne në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, vendet vakante online. Ka profesione të ndryshme që kërkohen, që në shumë raste janë shumë specifike, si për shembull profesionet që kanë të bëjnë me përpunimin e metaleve, mekatronikën, profesionet elektrike dhe elektroteknike, TIK, sigurimi teknik në ndërtesa, mashinist treni, mjekësi dhe kujdesi shëndetësor etj.

Ministri Klosi ka thënë se nuk ka kuota të përcaktuara për vendin tonë dhe se procesi i aplikimit është edhe konkurrim nga ku fiton më i miri…

Po. Nuk ka kuota të përcaktuara për asnjë vend, d.m.th., as për vendin tonë. Theksoj edhe një herë se këto vende pune ofrohen për të gjithë të interesuarit, brenda dhe jashtë BE­së, si dhe më gjerë.

Të mbetemi pak te mënyra e aplikimit, çfarë praktike ndiqet dhe cilat janë kriteret e përzgjedhjes?

Procesi i aplikimit është i hapur për të gjithë, nuk ka kritere paraprake, qofshin këto moshore, gjinore etj. E vetmja kërkesë që duhet përmbushur është kualifikimi i duhur për vendin e punës. Pra në këto kushte mund të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë kushtet për të përfituar një vend pune, ku natyrisht kërkohen njohuri të gjuhës së huaj, në të shumtën e rasteve gjermanisht, si dhe një dëshmi profesionale e njohur në Gjermani. Në faqen e sipërpërmendur përshkruhen në mënyrë të detajuar dhe të hollësishme procedurat e aplikimit në 4 gjuhë, përkatësisht në gjermanisht, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht. Sa i takon pozicionit që do të ketë Shërbimi Kombëtar i Punësimit në këtë proces,më duhet të qartësoj se roli ynë do të jetë thjesht dhe vetëm informues. Në çdo zyrë pune do të ngrihet një sportel i posaçëm, që do të informojë qytetarët e interesuar mbi hapat që ndiqen. Dy ditë më parë, në prezencë të ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, u hap Qendra Gjermane e Informimit për Migracion, Arsim profesional dhe Karrierë (DIMAK). DIMAK Albania, së bashku me stafin e SHKP­së, do të ofrojë në një qendër të vetme informacione në lidhje me mundësitë dhe rreziqet e migracionit, si dhe këshillime në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me qasjen në tregun e punës në Shqipëri dhe Gjermani. Qendra që është hapur tashmë në Tiranë, nuk do të jetë e vetmja. Të gjitha zyrat tona të punës do të jenë të përgatitura dhe të trajnuara për të dhënë informacionin e nevojshëm.

A ka afate të përcaktuara, domethënë sa kohë duhet nga intervista deri në firmosjen e kontratës?

Nuk ka afate të përcaktuara, intervista mund të realizohet shpejt dhe kontrata mund të firmoset pas përzgjedhjes. Më tej fillon procedura për aplikimin për vizë, sepse leja e punës duhet të shoqërohet dhe me lejen përkatëse të qëndrimit në Gjermani, që nënkupton aplikimin për vizë pune në Ambasadën Gjermane. Të gjitha informacionet në lidhje me aplikimin për vizë për leje qëndrimi në Gjermani mund të gjenden të përditësuara rregullisht në faqen zyrtare të Ambasadës Gjermane në Tiranë, edhe në gjuhën shqipe. Në Shqipëri ka edhe qendra trajnimi profesional të posaçme.

Një certifikatë e lëshuar prej tyre, a është garanci për të fituar vendin e punës?

Besoj e keni fjalën për mundësinë e një praktike profesionale, që është një procedurë me vete dhe që ndryshon nga aplikimi për një vend pune. Nëse përfundon me sukses një praktikë profesionale, mund të kesh një pikënisje të mirë për aplikimin për një vend pune. Garancia e vendit të punës varet nga aplikimi i suksesshëm dhe përmbushja e kushteve të sipërpërmendura.

Ajo që josh më shumë qytetarët janë edhe pagat e larta që ofrohen. Keni dijeni ju se sa variojnë pagat për profesionet që përmendët?

Pagat dhe kushtet e punës janë në përputhje me standardet e tregut gjerman të punës. Nuk mund të thuhen tarifa të sakta.

Post Views: 68
Tags: albanianedi rama
Previous Post

Pamje nga momenti i vrasjes së shqiptarit në Tetovë (Video +18)

Next Post

McAllister: Suksesi i dialogut, esencial për të dyja palët

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

McAllister: Suksesi i dialogut, esencial për të dyja palët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.