Veseli me këtë rast shpreson se do të kenë mirëkuptim edhe nga opozita në lidhje me demarkacionin.
Sipas tij, qëndrimi i opozitës për demarkacionin është gabim dhe se pozita do të qëndrojë në pushtet edhe 50 vjet me këto sjellje të opozitës.
Veseli me këtë rast ka përmendur edhe çështjen e koalicionin qeverisës dhe se mund të qëndrojë deri në vitin 2018.
Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj tha se në seancën e radhës nuk do të ketë pika për rehatimin e partiakëve nëpër borde.
Sipas tij kjo Qeveri duhet të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje. Njëjtë kanë deklaruar edhe anëtarët e VV-së dhe Nismës.
Ndërsa Ismet Beqiri nga LDK tha se koalicioni qeverisës është stabil.





















