“Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional. Para dy ditësh jam takuar me kryeministrin Rama, pasnesër do të kemi drekë me kryeministrin Rama në Prizren. Po ky bashkëpunim i yni duhet t’i gëzojë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim. Ne nuk e kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri ndryshimin e kufijve përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane”, tha ai.
Thaçi po ashtu ka lavdëruar deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, në vizitën e fundit në Beograd, duke thënë se ishin fjalë të qëlluara dhe të sakta.






















