Disa banorë të fshatit ‘Miradi e Poshtme’ kanë dal në rrugë për të protestuar për vdekjen e dy personave në aksidente gjatë kalimit të rrugës brenda këtij muaji.
Ata po kërkojnë mbi ose nënkalim për të kaluar rrugën në mënyrë të sigurtë dhe për kërkesën e tyre nuk do të zmbrapsen derisa të realizohet, raporton një dëshmitar i rastit.
Protesta ka shkaktuar kolonë të gjatë të veturave.