Naim Hasani
Ministria Britanike e Drejtesise jep driten jeshile per zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes se heqjes se shtetesise Britanike per shqiptaret qe kane kane perfituar neshtetesine duke pretenduar se jane nga Kosova.
Me ne fund pas nje pritje nje vjeçare, Ministria e Drejtesise nepremjet nje vendimi qe i ka hije nje shteti ku te drejtat e individit zbatohen deri ne fund dhe te gjithe jane te barabarta perpara ligjit, ka vendosur te financoje betejen me te rendesishme ligjore per shqiptaret qe prej vitesh jetojne me ankthin e heqjes apo jo te shtetesise Britanike, si rrezultat i mashtrimit kur Kane ardhur ne Britani duke thene se ishin nga Kosova por ne fakt Jane nga Shqiperia apo vise tjera te banuara nga shqiptaret. Ministria e Drejtesise ka marre nje vendim shume objektiv dhe plotesisht te pavarur ne baze te meritave, duke na e bere te mundur qe te perfaqesoj bashke me dy koleget e mi barristere shqiptaret ne Gjykaten Supreme te Britanise se Madhe, ne apelimin e shkalles me te larte te vendimeve te Gjykates se Larte dhe Gjykates se Apelit, te cilet deri tani Kane lene ne fuqi vendimet e Ministrise se Brendshme per heqjen e shtetesise pasi eshte perfituar nga shqiptaret ne menyre fallco, duke pretenduar te mashtrojne me identitetin. Vendimet e heqjes se shtetesise Kane pasur pasoja te renda per shqiptaret e prekur nga ky fenomem. Gjithsesi tani Ministria e Brendeshme nuk do te mund te marre asnje vendim me te gjitha çeshtjet e tjera, derisa Gjykata Supreme te marre vendim perfundimtar dhe te formes se prere, nese Ministria e Brendshme (Home Office) ka zbatuar ne menyre te drejte dispozitat ligjore te percaktuara ne Nenin 40 te Ligjit per Shtetesine Britanike te vitit 1981. Zyra Duncan Lewis Solicitors nepermjet te ciles une perfaqesoj rastet precedent Hysaj & Others, do te perfundoje te gjithe proceduren per depozitimin e peticionit ne Gjykaten Supreme brenda afatit ligjor 28 dite nga dita e djeshme kur Ministria e Drejtesise ka marre vendimin absolutisht te rendesishme dhe mjaft te drejte per tju krijuar mundesine shqiptareve ne rastet precedent, per te paraqitur argumentat e tyre ligjore se perse Ministria e Brendeshme mundet te kete zbatuar procedure te gabuar per heqjen e shtetesise. Te gjitha ceshtjet e tjera qe Jane pezull ne gjykaten e larte dhe ate te apelit, tashme do te vazhdojne te jene te pezulluara deri ne vendimin perfundimtar te Gjykates Supreme, qe do te mbyll perfundimisht siparin e betejes ligjore. Procedura fillestare e vleresimin te rendesise publike te çeshtjes nga Gjykata Supreme pritet te zgjase rreth 6-7 muaj dhe nese kalohet ne seance te plote apelimi, vendimi perfundimtar i gjykates duhet te jepet pas me shume se nje viti. Deri atehere beteja ligjore tashme do zhvendoset ne Gjykaten Supreme. Vendimi I Gjykates do te kete nje rendesi jetike dhe perfundimisht do ti japi fund çeshtjes me te perfolur te heqjes se shtetesise Britanike dhe menyre se si do te aplikohet ne te ardhmen, ligji per shtetesine Britanike i vitit 1981. Kjo eshte padyshim nje fitore, sepse Gjykata Supreme shqyrton Vetem çeshtje te nje interesi publik te veçante dhe ceshtja e heqjes se shtetesise tashme eshte zyrtarisht e tille. Falenderoj Ministrise e Drejtesise per pavaresine dhe seriozitetin e treguar per shqyrtimin e kerkeses dhe kjo verteton me se miri se ligji eshte mbi te gjithe dhe e drejta per drejtesi eshte e parimi kryesor i sistemit ligjor ne kete vend. Shpresoj per nje sukses te rendesishem ne kete beteje te fundit ligjore, dhe jemi te pergatitur per ti shkuar deri ne fund.






















