Ata gjithashtu thonë se organizimi i fushatave vetëdijesuese do të ndikonte pozitivisht në uljen e numrit të rasteve të dhunës në familje.
Sipas tyre, gjendja e rëndë ekonomike në vend është njëri prej shkaktarëve kryesorë të dhunës, prandaj theksojnë nevojën për zhvillim ekonomik të vendit.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra ka thënë se duhet të ketë zbatim më të mirë të ligjit, në mënyrë që të ulet numri i rasteve të dhunës në familje.
“Ligji kundër dhunës, ligji kundër diskriminimit dhe Kodi Penal, megjithatë gjithmonë kanë nevojë për më shumë punë dhe për koordinim më të madh të institucioneve sidomos në rastet në të cilat po dënohen personat të cilët ushtrojnë dhunë, por mandej dënimet nuk po zbatohen si duhet. Mekanizmat institucional duhet të koordinohen më mirë”, ka deklaruar ajo për Gazetën “Zëri”.
Sipas saj, ka filluar të ngrihet vetëdija për raportimin e dhunës, prandaj ajo thotë se edhe mbajta e fushatave vetëdijesuese kundër dhunës në familje mund të ndikojnë pozitivisht.






















