Sipas njoftimit të Ujësjellësit “Prishtina”, në zonat me reduktime, mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por do të mundohen që me të gjitha mundësitë teknike operative të sistemit, të furnizojmë spitalin nga ndonjë sistem tjetër.
“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e tubit DN 600 nga pjesa e filtrave te rinj tek tubat tjerë ekzistues brenda fabrikës, pjesë me të cilën do të fillojnë edhe testimet paraprake te fabrikës – filtrave të rinj në Badoc”, thuhet në njoftim.






















