Bali Muharremaj e ka përshëndetur zgjedhjen e Sukës kryetare të forumit të gruas së AAK-së.
Ai ka shkruar në facebook se roli i gruas në shoqëri demokratike është i padiskutueshëm.
“Ne i njohim vlerat e saj, andaj në të ardhmen atë do ta shohim masivisht brenda subjektit tonë politik, vendimarrëse në Parlament, vendimarrëse në Asamble Komunale, ekzekutuese në në Qeverinë e ardhshme, në postin e drejtorive komunale, edukuese në Arsim dhe në cilindo sekktor e pore të jetës”, ka theksuar ai.
Zgjedhjen e kryetares e përshëndetën edhe anëtarë të tjerë të Kryesisë së AAK-së në nivel qendror.























