Bëhet me dije se 33 vjeçari me inicialet J.K. në kushtet e depresionit, ka tentuar të hidhet nga dritarja e apartamentit në katin e tretë, ndërsa babai i tij me iniciale V.K., 64 vjeç e ka vënë re menjëherë dhe ka tentuar ta ndalojë, por në përpjekje për ta shpëtuar, janë rrëzuar të dy.
Ata janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore, shkruan Shqipëria ime.





















