Por ndërkohë, me kalimin e orëve, zbardhen të tjera detaje mbi ngjarjen.
Sipas burimeve të DurrësLajm, ekspertët pranë Maternitetit të Durrësit, që janë marrë me ekzaminimin e vajzës së përdhunuar, kanë arritur në përfundimin se ka pasur marrëdhënie seksuale, por nuk ka shenja dhune në trupin e vajzës së re.
Më herët, DurrësLajm dha detaje mbi njohjen e çiftit, që kontaktin e parë e kishte pasur në rrjetet sociale, ndërkohë që me datë 18 tetor ishin takuar për herë të parë.
Pikërisht pas këtij takimi vajza akuzoi djalin se e kishte marrë me forcë, e kishte kërcënuar dhe përdhunuar në një hotel.






















