Sipas pronarit të agjencisë “Kimko”, Bogoljub Marinkoviq, policia nuk e ka pranuar një vërtetim të lëshuar nga Ministria kosovare e Infrastrukturës, duke thënë se në duhet të jetë fjalia “Agjencisë i lejohet që të kalojë kalimin ndërkombëtare Merdare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Në dokumentin që posedon Marinkoviq nuk është kjo fjali.
Daut Hoxha nga Policia e Kosovës ka thënë se me këtë çështje duhet të merret ministria përkatëse.
Aktualisht në këtë pikë kufitare është krijuar kolonë e gjatë e automjeteve prej 2 kilometrash.























