• Latest
  • Trending
  • All

PLEQËRIA, KY DIMËR I VETMISË SË MADHE

21/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

PLEQËRIA, KY DIMËR I VETMISË SË MADHE

21/10/2016
in Kulture

Dorina Hoxha

Vjeshta me gjithë ankthin e kohës që nuk premtonte, mblidhte nëpër stacione turma njerëzish të tensionuar, për të mbërritur në destinacionet e dëshiruara. Ishin orare piku ku, njerëzia shfrynte egoizmin e saj mbijetues. Zhurma e qytetit të mbyt me gjallëri dhe njëkohësisht të ringjall me vetmi. Nuk e kuptojmë se sa hapësira personale na ndihmon apo na përkeqëson nga ana emocionale, deri në momentin kur kjo hapësirë nuk është luks për të përparuar, por është një mbijetesë për të sfiduar. Radioja ishte destinacioni im atë pasdite që më njohu edhe me Marian, një nënë 79-vjeçare që qëndronte e ulur në një stol, pjesa e sipërme e të cilit ishte një dru i lyer në ngjyrë hiri e që vitet e kishin rrjepur pjesërisht. Kushtet klimaterike kishin pikturuar fasadën e murit pas stolit, si një hartë memece që të dërgon pikërisht në qendrën e vetmisë së madhe, aty ku Maria plakë kundronte jetën e luksit që i parakalonte në hyrje të shtëpisë së saj. Pas përfundimit të emisionit “Hapsirë e Rezervuar”në radio, mora ashensorin e katit të 9-të për të zbritur në realitetin e pranueshëm të njerëzve që të afrojnë në heshtje me piskamën e tyre të monologut të thurur trishtueshëm me shtizat e jetës. Përpara meje, e zeza e fortë e shamisë në kokë por edhe e veshjes, thyhej me ngjyrën e ndezur të së kuqes së papuçeve që thurte. Nuk e di se cili ishte shkaku që këmbët më afruan tek kjo grua plakë, që siç bëjnë zakonisht të moshuarit, përshëndesin këdo që kalon në pragun e tyre. Me të ishte ndryshe. Ashensori që më zbriti në katin zero, më dërgoi fill e tek pragu i nëndheshëm i shpresës… Në sytë e Marias, shpresa ishte ende aty, të rrokte ndonjë buzëqeshje së largu, të tërhiqte vëmendjen me artin e saj të shtizave. Çdo vështrim i Marias së largu, ishte përshëndetje dhe njëkohësisht, thirrje për dimrin e vetmisë së madhe.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Jashtë natyra ishte në të zverdhur, nuk e di përse papuçet e kuqe të nënë Marias më tërhoqën  vëmendjen. Ndërmend më sollën gjyshen, dhe papuçet e kuqe sa shumë më ngjasuan me ato ngjyrë rozë që unë ruaja me fanatizëm si kujtimi më i çmuar, i thurur me dashurinë dhe përkujdesjen e një gjysheje të palodhur, ikonë të sakrificës deri në piedestal e që prej vitesh nuk ja përfytyroja ato rrudha në ballë, ato rrudha dhe damarët e vijëzuar nëpër duar. Duart e palodhura që nuk përtuan të na gatuajnë ëmbëlsira, të na përgatisin biskotat e formave nga më të ndryshmet, ku durimi i tyre skalitej nga kapriçot tona, pa e njohur kurrë lodhjen.

Ku shkon ajo dashuri e flakur në azile?! A ka vend dashuria tek braktisja?!… Tjerrja e trikos, e papuçeve, e shalleve tregon se dashuria është aty e përpunuar, që të mos shteret, pavarësisht dimrit të vetmisë së tyre të madhe. Pleqëria është piku i jetës në zbritje, njëlloj si të qarat e një të porsalinduri, dashuria buçet e heshtur në gjoket ku dëbora e vetmisë ka ngrirë të ecurën, të folurën, vështrimin, por kurrsesi zemrën, e cila vajton me ritmin e një foshnje të paushqyer me gji. Pleqëria është stina e fundit e jetës, aty fryn një dimër veriu tredimensional, ku bien mendimet si gjethe të thara, ku veprimet këputen si degë të rënduara nga frytet dhe e vetmja shpresë për të mos humbur kontaktin me realitetin, është fjala… “Ajo” rigjeneruesja që përmban botëra brenda vetes, ajo që përmbyt universe e galaktika mendimesh.

Maria ishte përfytyrimi im në të ardhmen, kurse unë përbëja përfytyrimin e saj  në  të shkuarën. Piskama në vështrimin e Marias më ndali hapin t’i afrohem dhe të shkëmbej një bisedë miqësore, ashtu siç e përfytyroja me gjyshen time, por ndryshe nga e ndjera, nënë Maria nuk e kish patur  fatin e të qenit nënë, dhe kjo ishte një ndër arsyet që ajo vazhdonte të jetonte e vetme.

Sapo shkëmbeva fjalët e para më sinqeritetin e një gjysheje, më pohoi se jetonte e vetme… Se bashkëshorti i kish vdekur dekada më parë dhe se vuajta e saj e kish gjenezën deri në fëmijërinë e hershme, kur kish mbetur jetime nga nëna.

Dhimbjet e një njeriu thonë se nuk kanë fund, por a ekziston më “fund” sesa vetmia dhe dhimbja e Marias së mbetur fillikat?! Asnjë e mirë materiale nuk i kompenson humbjen shpirtërore dhe acarin që ngrin mendimet, ngrin vetë jetën. Maria kishte një çati mbi kokë, një banesë private që nuk ish vënë dorë prej vitesh e që çuditërisht ishte  përballë një bote të zhvilluar teknologjike, që të ngjit me ashensor deri në katin e 9-të e të shpërndan fjalën nëpër valët magnetike në tërë hapësirën shqiptare, nga Vermoshi në Konispol, nga Prespa në Sazan.

Nuk besoj kurrë te rastësitë, gjërat ndodhin për qëllime të determinuara, dhe se takimi i dy domosdoshmërive hap shtegun gjithnjë për të depërtuar në skajet më të largëta veriore të shpirtit, atje ku ndodhet edhe dimri i vetmisë së madhe. Nuk e di nëse Maria ishte “shën” apo “nënë”, ishte Marie apo Merjeme?! Gjykimi nga kjo pikëpamje, më pështirosej. Tashmë Maria ishte në kohën e bardhë të saj, ku shamia e kokës i zbulonte nëpër cepa floknajën e ngrirë prej acarit të viteve dhe unë shquaja peshën e mundit në shpinën e harkuar, si tek Kurrizoja i Notre Damit.

Maria më tregoi se pas bashkëshortit, ajo humb edhe dy vëllezërit më kancer dhe se jeta ishte treguar e pamëshirshme, duke e flakur të vetme në një  botë që po ndryshon çdo ditë e më shumë e që ajo e ndien veten një kalimtare të përkohshme e që për të, “fjala” do të mbesë e vetmja shpresë e pandryshueshme. “Fjala” ishte ilaçi për Marian, që e rrekte përlotshëm komunikimin me komshinjtë e vizitorë të rastit. Komunikonte dhe thurte lotët nën vete, nëpërmjet shtizave, e strukur në pragun e vetmisë së saj të madhe.

Nënë Maria pati fatin t’i shpëtonte azilit, por kurrsesi t’i shpëtonte vetmisë, asaj ndjesie që kur jemi të rinj, e mbysim dhe kur pleqërojmë, na mbyt…

Unë atë ditë i ofrova një pije freskuese nënë Maries, pasi me refuzoi frutat, duke me shpjeguar me durimin që e karakterizonte, se nuk i përtypte dot nga mungesa e dhëmbëve.

Ajo që më mbeti në mëndje e më trishtoi, ishte përgjigjja e saj aq njerëzore: “Në moshën time ke nevojë të freskosh shpirtin.”

Unë në një çast të jetës së saj, theva vetminë të etshme për fjalë e dashuri njerëzore, por kurrsesi nuk ia largova dot atë dimër të ftohtë, erërat e të cilit po depërtonin brenda meje furishëm, aq sa për të mbathur papuçet rozë e për të ruajtur fort në memorie kujtimet e pazhbëshme, që ende nëpërmjet mungesës, na falin dashuri të sinqertë.

 

 

Tags: edi rama
Previous Post

Aubrey Herbert dhe ditari i një dite në Kosovë

Next Post

Kryen marrëdhënie me 24-vjeçaren nën kërcënimin e armës

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Kryen marrëdhënie me 24-vjeçaren nën kërcënimin e armës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.