Deklarata e tij vije, pasi Brukseli i kërkoi Beogradit qartësim të politikës së saj ndaj Rusisë dhe BE-së, kurse Moska në anën tjetër e ka paralajmëruar Beogradin se anëtarësimi i Serbisë në BE, do të rezultojë me humbje të privilegjeve ekonomike të saj me Rusinë.
“Sa më shumë që të përmirësojmë ekonominë tonë, aq më i mirë do të jetë pozicioni ynë “, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se situata ishte më të vërtetë e vështirë dhe se ka pasur presion nga të gjitha anët, por se Serbia ishte në gjendje ta përballojë atë.
Vuçiç beson se Serbia kurrë nuk do të duhet të zgjedh midis Rusisë dhe BE-së.






















