Në këto kushte, pas tërheqjes që shprehu avokati, gjykata pushoi procedimin. Sipas asaj që kishte shprehur më herët avokati i Xhelilit, problemet shëndetësore të klientit kërkojnë një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe se vijimi i mbajtjes në izolim përkeqëson shëndetin e tij. Por sot duket se Shukriu është “penduar” dhe përmes avokatit të tij ka kërkuar tërheqjen nga kërkesa për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”.
Aktualisht Xhelili është në qeli, edhe pse disa herë ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, së fundi edhe me argumentimin se është i sëmurë dhe nuk e përballon dot.
Xhelili u arrestua në 13.05.2016, pasi në emisionin investigativ “Të paekspozuarit”, në televizionin “Ora News”, janë transmetuar disa pamje filmike, në të cilat shfaqet i pandehuri Shukri Xhelili, me detyrë Kryetar i Bashkisë Dibër, duke kërkuar në mënyrë të parregullt përfitime dhe favore seksuale në shkëmbim të emërimit dhe ngritjes në detyrë të punonjëses në Bashkinë Dibër, shtetases A.A.






















