“PDK e përkrahë këtë projekt që është planifikuar në vitin 2012 në qeverisjen e saj, por mënyra e financimit të këtij projekti dhe futja e komunës së Gjilanit në borxhe edhe për 12 milion euro, është barrë e rëndë për buxhetin edhe ashtu të varfër të komunës së Gjilanit”.
PDK thotë se ata kanë propozuar në Kuvendin Komunal që ti rekomandohet Qeverisë së Kosovës, që këtë problem serioz të qytetarëve të Gjilanit, ta trajtoj meritueshëm dhe të merr obligim financimin e këtij projekti kapital, sikurse që gjatë viteve të fundit i ka financuar këtë kategori të projekteve me miliona euro nëpër komunat tjera të Kosovës, ndërsa Gjilanit ja ka ndarë vetëm nga 100 mijë euro.
“Ky është diskriminimi më madh që po i bëhet qytetarëve të Gjilanit nga qeverisja e LDK-së dhe e Isa Mustafës si kryeministër i vendit, ndërsa kryetari i komunës Lutfi Haziri lavdërohet para qytetarëve me këtë hyrje në këtë kredi, që do të jetë barrë me dekada për xhepin e qytetarëve të Gjilanit”, thuhet në komunikatë.






















