• Latest
  • Trending
  • All

Flamuri, shqiptari që ka ‘sfiduar’ Steve Jobs

20/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Flamuri, shqiptari që ka ‘sfiduar’ Steve Jobs

20/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Jeta e tij mori një kthesë dramatike që kur ishte fëmijë 11 vjeç. Më 20 prill të vitit 1983 fëmijët e fshatit të thellë malor të  Poroçanit në Gramsh kishin gjetur një bombë e cila kish mbetur aty që nga koha e pushtimit Italian.

Flamur Kullolli ishte fëmija më çapkën i lagjes. Kurioziteti se çfarë fshihej brenda sferës metalike e ka shtyrë që ta qëllojë me gurë. Dhe…tragjedia ka ndodhur. Ai humb plotësisht njërën dorë dhe pothuaj edhe dorën tjetër ku mbesin vetëm shenjat e dy gishtave.

“Ishin shumë të gëzuar atë ditë. Kishim gjetur një sferë metalike dhe unë isha kurioz se çfarë fshihej brenda saj. Mora një gurë dhe e qëllova. Dëgjova një shpërthim të fuqishëm sa më buçitën veshët. Kaq mbaj mend. Më vonë më treguan se kisha qëndruar 10 ditë në koma dhe 3 muaj në spital. Kirurgët më kanë bërë shumë ndërhyrje kirurgjikale në duar trup e fytyrë. Bënë mrekullinë që më mbajtën në jetë. Falenderoj Zotin që jam ende gjallë. Miq të përjetshëm mbeten dy mjekë që u kujdesën për mua, Qemal Zani dhe Njazi Fejzo. Këtu nis të marrë kthesë jeta ime”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Pasi shërohet qëndron në fshat. Arrin të mbarojë shkollën 8 vjeçare. Por nuk vazhdon më tej. “Isha i gjymtuar, por kisha mjaft dëshirë shkollën. Nuk më dhanë asnjë bursë edhe pse isha aksidentuar. Më thanë se kisha biografi të keqe. Punë dreqi. Më plagosën për së dyti”.

Megjithatë shteti tregohet pak “bujar” me Flamurin. E sistemojnë në punë në postën e fshatit Mlizë në Elbasan. Më vonë vjen dhe punon po në postë në qytet. Por Flamuri kishte ngacmime të mëdha. Nuk mund ta pranonte të ishte i “nënshtruar” dhe të shpërblehej aq pak.

“Mora një vendim. Emigrova në Greqi. Ndonëse aftësitë fizike i kisha të kufizuara, ika. Mbërrita në Athinë ku qëndrova për 13 vjet. Nuk me jepnin punë sepse isha pa duar. Por unë nuk mund të rrija kot. Ndryshe do vdisja për bukë. Kisha dëshirë të bëja çdo punë. Por…merret me mend. Një ditë vendosa të merrem me riparimin e celularëve. I bëra mirë llogaritë se si do ta bëja këtë punë. Nuk kërkon lodhje fizike por vetëm kombinime thashë me vete. Dhe nisa të vë në punë mendjen. Me se do ti mbaj, si do ti zbërthej, ku do ti vendos, si do ti ngjis pjesët etj. Mu duk e vështirë, por prapë interesante. Nga dita në ditë më ziente dëshira për ta nisur atë punë ndonëse ajo kërkon përgatitje dhe specializim. Dhe ashtu bëra. Në fakt më ndihmuan disa grekë që ndërmjetësuan në dyqane riparimi.

Fillimisht më mbanin si ndihmës, pastaj më merrnin me orë. I shikoja me vëmendje se si riparonin dhe mbaja mend. Bëhet fjalë për vitin 1996 kur ende ishin në qarkullim celularët e parë jo të përparuar si sot. Por gjithsesi të ndërlikuar. Mësova shumë aty dhe pastaj mendova të hap një biznes timin. Në vitin 2006 u ktheva në Shqipëri. Hapa një dyqan tek rruga e Cërrikut në të dalë të Elbasanit aty ku sot ndodhet tregu industrial. E kam pasur të vështirë, veçanërisht me mosbesimin. Por ata që sillnin celularët tek unë mbetën të kënaqur dhe nuk më ndërruan më kurrë. Ju siguroj që nuk e bënë për lëmoshë. Sepse ata sollën të tjerë, të tjerët ë tjerë e kështu kam pasur punë pa mbarim”.

Ajo që të mahnit tek ky njeri është fakti se ai “ka harruar se çfarë janë duart”. “Nuk mbaj mend se si duhet të jesh me dy duar. Natyrisht njerëzit me dy duar duhet ta kenë më të lehtë se unë. Por po të vësh mendjen në punë gjithnjë ka një zgjidhje. Për mua është absolute. Nëse njeriu vuan bëhet diçka në jetë. Vë mendjen në punë pasi nuk ka zgjidhje tjetër për të mbijetuar. Dhe kështu ndodhi me mua. Rregullimi i celularëve kërkon precizion. Është nanoteknologji e cila nuk të lejon të gabosh as me të qintën e milimetrit. Por unë arrij të riparoj. Kështu me dorën e majtë që është krejtësisht e prerë e përdor për funksion mbrojtës dhe mbështetës, gojën për të zbërthyer pajisjet dhe gishtat e mbetur të së djathtës për të kryer punime. Megjithatë dhëmbët luajnë rolin kryesor. Duart thjeshtë janë ndihmëse në këtë rast”.

Teknologjia smartphone ia ka vështirësuar pak punën. Megjithatë ai e ka pranuar sfidën. Nuk ka gjë që nuk arrin njeriu. “Arsimimi bën të vetën. Jam duke u përpjekur të vazhdoj shkollën. Në anglishte gjithashtu kam vështirësi. Por unë sërish ia dal me teknologjinë. Është një sfidë e përjetshme. Sa të jem gjallë teknologjia nuk ka për të më mundur”.

I pyetur nëse ai e njihte Steve Jobs-in, Flamuri shprehet me humor: Ah, është kolegu im!

Flamur Kullolli është i kënaqur me punën që bën. “ Jam i kënaqur me punën. Siguroj të ardhura sa për të mbajtur familjen. Dihet që në Shqipëri nuk është se paguajnë mirë. Por sërish kënaqem pasi kam mjaft myshteri”.

Megjithatë punë pa sakrificë nuk ka. Flamurit i është dashur të përfundojë disa herë në spital për shkak të vështirësive të profesionit. “Aty ku punoj qarkullojnë mjaft automjete. Pluhuri i madh. Por ajo çfarë më shqetëson është se unë punoj me dhëmbë. Pra vë në funksion gojën. Celularët kanë shumë mikrobe pasi kalojnë dorë më dorë. Jam sëmurë disa herë dhe mjeku më ka thënë se e kam nga puna”.

Megjithatë ai jeton me dinjitet. Paguan rregullisht taksa. Askush nuk e favorizon pse është i gjymtuar. As vetë se do këtë privilegj. Thjesht kërkon konkurencë të ndershme.

Flamuri ka tre djem. I madhi është 20 vjeç, i mesmi 18 dhe më i vogli 16. Ai dëshiron që profesionin e tij ta vazhdojë njëri nga djemtë. “Djali i madh më ndihmon në dyqan. Dëshiroj që profesionin tim ta vazhdojë ai. I dyti është në Itali. Atij i pëlqen të bëhet futbollit. Është regjistruar në një ekip në Rimini. Ndërsa i treti ende nuk e ka zgjedhur”.

Kjo ishte historia e Flamur Kullollit, njeriut pa duar që rregullon me dhëmbë smartfonë. Fundja çfarë kishte më tepër se ai Steve Jobs?!

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Kusari-Lila: Subjekti jonë model për partitë e mëdha, jo satelit

Next Post

Aksidenti ku vdiqën dy policë, arrestohen shoferët

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Aksidenti ku vdiqën dy policë, arrestohen shoferët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.