Kjo pasi vetë Presidenti, ekipit të Kosovës në futboll i është referuar si kombëtare, dhe atë disa herë radhazi.
Si kombëtare në futboll, Kosovën ai e quajti me jo më larg se me 6 tetor.
Në këtë datë, Presidenti Thaçi në llogarinë e tij në facebook, shkroi në prag të ndeshjes Ukrainë-Kosovë që u zhvillua në Poloni.
“Kombëtarja e Kosovës dhe sportistët tanë të talentuar janë duke e përshpejtuar ecjen tonë si shtet i ri drejt skenës ndërkombëtare”, shkroi Presidenti i Republikës.
Por si kombëtare i është referuare dhe me 5 shtator, në prag të ndeshjes Finlandë-Kosovë, ku Kosova barazoi 1 me 1.
“Ndeshja e parë, goli i parë, pika e parë. Krenar me kombëtaren tonë!”, shkroi atë ditë Presidenti në facebook.
























