Beogradi, tha ai, nuk është qendra e rajonit, e as Serbia nuk është shtet i fuqishëm.
Thaçi ka kujtuar se Serbia ka kryer gjenocid, duke thënë se raportet e Kosovës me Serbinë, ende janë raporte në të cilat duhet të punohet shumë, për të shkuar drejt një bashkëpunimi të sinqertë, drejt një normalizimi të vërtetë, dhe një pajtimi ndërshtetëror.
“Beogradi nuk është ndonjë kryeqytet i engjëjve, as një kryeqytet i fuqishëm”, është shprehur Thaçi.
“Beogradi nuk është lider një rajon”, ka thënë presidenti i Kosovës, duke thënë se Shqipëria duhet të zhvillojë raporte me Serbinë pa një kompleks inferioriteti. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Thaçi: Shqipëria ta kryejë autostradën e vet e të mos mendojë për vende të tjera
Thaçi: Edi Rama mund të flas për Kosovën, por vendimet i marrim ne
Ja si e cilëson Thaçi, deklarimin e Ramës për Andriqin (Video)






















