Ai ka pohuar në InfoMagazine se asnjëri nga ligjet, as ai i Trepçës dhe ai për Investime Strategjike nuk janë kundër asnjë komuniteti në vend.
“Lista serbe vazhdon të jetë e diktuar nga Beogradi. Edhe manastiret janë trashëgimi e Kosovës e jo e Serbisë.”
“Asnjëra nga kërkesat e listës serbe nuk paraqet ndonjë efekt juridik.”
“Shtyrja pezullohet se dikush mund ta apelojë, mund të shtyhet aplikimi i ligjit.”
“Kabineti qeveritarë nuk i nënshtrohet vullnetit të pakicës. Vendimi në qeveri merret me vota. Në rastin konkret ka pas konsulta, ne kemi raporte edhe të shkruara. Insistimet e ministrave nuk kanë mundur të realizohen ato nuk janë përshtat me realitetin”, ka shtuar Berisha.






















