Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka thënë se nëse dhe javën e ardhshme nuk mbahet një takim ndërmjet krerëve të SBASHK-ut me kryeministrin Isa Mustafa, si dhe me ministrin e Financave, Abdullah Hoti, kjo Sindikatë do ta thërrasë grevën.
“Java e ardhshme ka mbetur ose-ose”, thotë ai duke bërë të ditur se deri më tash Sindikata ka negociuar me Qeverinë që të gjenden format e pagesës së mësimdhënësve të paraluftës. “Mësimdhënësit po vdesin pa marrë kontributet e paraluftës”, thotë Jasharaj.






















