Ai ka thënë se kjo datë është caktuar si datë e gjithë komunitetit egjiptian dhe se e njëjta datë shënohet edhe në vendet e tjera të Ballkanit.
Ndërsa Agim Çeku kryesues i komisionit është shprehur se ata kanë të drejtë që ta fillojnë këtë nismë si komision parlamentar.
Kurse, Ali Berisha nga AAK tha se komuniteti egjiptian me shekuj jeton këtu dhe është kategori kushtetuese të cilët kanë marr pjesë në procese të rëndësishme për Kosovën dhe e meritojnë të kenë një ditë të tyre.
Në këtë takim u tha se ligji per festat zyrtare duhet rishikohet në përgjithësi pasi ka shumë festa të cilat shënohen.






















