• Latest
  • Trending
  • All

Lubonja: Sherri Kosovë- Shqipëri, pasojë edhe e delirit totalitar të Edi Ramës

18/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lubonja: Sherri Kosovë- Shqipëri, pasojë edhe e delirit totalitar të Edi Ramës

18/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Vizita e Ramës në Serbi ka ngritur një sherr midis Kosovës dhe Shqipërisë, të paprovuar deri më sot në historinë dypalëshe. Reagimi i parë ishte ai i politikanëve dhe intelektualëve kosovarë (ku spikati deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj) se Shqipëria nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd, sikurse ka vepruar Rama. Nga Tirana, në vend të një analize nëse është e vërtetë se ka ndodhur kështu, dhe a duhet të ndodhte kështu, u hodhën sulme ndaj kosovarëve ku dominoi akuza se këta duan një Kosovë më vetë, jo të bashkuar me Shqipërinë. Të dyja palët hodhën benzinë pa ngurrim në një zjarr të kryqëzuar dhe shumë kontradiktor. Cilat janë shkaqet më të thella të këtij sherri? Thënia e Oscar Wilde-it se e vërteta nuk është kurrë e pastër dhe asnjëherë e thjeshtë i shkon shumë të vërtetës së shkakut të kësaj situate. Po përpiqem megjithatë të jap një këndvështrim.

***

Në thelbin e sherrit mendoj se qëndron fakti se ne vazhdojmë të vuajmë kontradiktën midis kulturës së trashëguar totalitare të partisë-shtet dhe sistemit demokratik që kemi instaluar, që i ka ndarë shoqëritë tona në shumë parti. Vetë koncepti “parti” në demokraci nënkupton një pjesë, kurse, sipas kulturës totalitare të trashëguar, partia/pjesa, paradoksalisht, përfaqëson të tërën. Sherri, pra, erdhi si pasojë e rrekjes së Ramës për të përfaqësuar në Beograd të tërën, ndërkohë që është një pjesë, që, për shkak të mendësisë totalitare, nuk e ka vetëdijen se është pjesë. Por edhe për shkakun se pjesët që e kundërsulmuan përdorën të njëjtën gjuhë. Por s’mund të mohohet se ai është kryeprotagonisti i sherrit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në shkrimin “Gjuha e trefishtë e Edi Ramës dhe flamuri si cohë toreadori” (Panorama, 6 prill 2015) kam komentuar paradën me shqiponjë dhe bashkim kombëtar që bëri Rama në Pallatin e Kongreseve me rastin e takimit të dy qeverive. Mes të tjerash aty kam konstatuar faktin se gjuhës së dyfishtë -nacionaliste për konsum të brendshëm dhe europianiste për konsum të jashtëm – Kryeministri i ka shtuar, së fundi, edhe një gjuhë të tretë: atë për kosovarët, duke u paraqitur edhe si babai, mbrojtësi apo përfaqësuesi i kosovarëve. Te thellimi i kësaj tendence delirante duhet kërkuar rrënja kryesore e sherrit. Por pa harruar se në ato fillime, që pasuan edhe ndeshjen e futbollit në Beograd, Rama nuk u sulmua kështu nga kosovarët, përkundrazi u duartrokit. Pse kësaj here prodhoi këtë reagim? Së pari, sepse vjet e parvjet Rama ka përdorur shumë më tepër një gjuhë antiserbe, nacionaliste të bashkimit, duke venë në fasadën e Kryeministrisë edhe flamurin e Shqipërisë së madhe që valëviti droni në Beograd, e cila ka shumë më pak kundërshtarë në Shqipëri dhe Kosovë, kurse sivjet përdori gjuhën europianiste, për nevojën e dialogut, paqes e bashkëpunimit me serbët. Së dyti, sepse kësaj here i injoroi thuajse plotësisht liderët kosovarë në tentativën e tij për t’u paraqitur si baba i tërë shqiptarëve të Ballkanit.

Në fakt, nëse ka politikan që harron se është pjesë dhe pretendon se është e tëra, që qëndrimin që i duhet për momentin e paraqit, me arrogancë madje, si qëndrim i së tërës, ky është Edi Rama. Në këtë aspekt ia kalon edhe Berishës i cili, p.sh., ka qenë gjithnjë i kujdesshëm që liderëve kosovarë t’u linte hisen e tyre të pushtetit. Ndërsa Rama, vini re, shkoi në Beograd jo vetëm si përfaqësues i shqiptarëve edhe i kosovarëve, jo vetëm i (shumë) nacionalistëve edhe i (pak)kozmopolitëve, jo vetëm i atyre (shumë) që janë për bashkim kombëtar edhe të atyre (më pak) që janë për një Kosovë të mëvetëshme, por edhe si përfaqësuesi i gazetarëve dhe intelektualëve kritikë shqiptarë. Libri i tij “Kurbani” do t’i “prezantojë publikut serb ngjarjet kulturore, politike dhe sociale në Shqipëri” (tha botuesi i tij Veran Matiç), “vizionin e tij të transformimit demokratik dhe modernizimit përballë vizionit autoritar të rivalit të tij Sali Berisha.”(është shprehur Shkëlzen Maliqi për Danas).

Edhe në regjimet komuniste zor se do të ecte, pa kërcitur keqas, kjo karrocë e mbingarkuar, jo më sot. Prandaj, ashtu siç kërciti në veshët e gazetarëve pretendimi i informimit të serbëve për realitetin shqiptar nëpërmjet “Kurbanit”, ashtu dhe kërciti në veshët e politikanëve kosovarë pretendimi i tij për të bërë shiun edhe diellin e Kosovës, nacionalistin antiserb dje dhe europianistin që citon Andriçin sot.

***

Me këtë nuk dua të them se kryeministri duhet të shkonte në Beograd si kryetar partie/ pjese; as se duhet të fliste me gjuhën nacionaliste me të cilën iu drejtua Vuçiçit para dy vjetësh. Dua të them se duhet të shkonte me një qëndrim koherent dhe, mbi të gjitha, si politikan i një shteti demokratik. Me koherencë kuptoj përdorimin e një gjuhe të vetme, si për shqiptarët e Shqipërisë, si për të huajt, si për kosovarët. Me “demokratik” kuptoj gjuhën e kryeministrit të një vendi demokratik dhe jo autokratik, çka do të thotë të një kryeministri që e ka vetëdijen se ka dalë nga një forcë politike që është pjesë, dhe se në vendin e tij ka pjesë të tjera që nuk do të flisnin njëlloj si ai, po të takoheshin me një kryeministër të huaj. Vetëdije që do të duhej t’ia kushtëzonte gjuhën, mënyrën e tij të të shprehurit ashtu që, edhe pa prezencën e tyre, këto pjesë të kishin zë në Beograd. Kurse ai duket sheshit se nuk e ka këtë vetëdije. Ai foli me një gjuhë absolutiste dhe të kundërt me gjuhën që ka përdorur para dy vjetësh po vetë, jo vetëm në emër të të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe në emër të shqiptarëve që kanë qeveri tjetër, histori tjetër me Serbinë, që kanë parti me qasje të ndryshme brenda vet, siç është Kosova.

***

Dhe këtu dalim te problemi i kulturës politike totalitare që kemi trashëguar dhe nevojës për ta ndryshuar atë, nëse duam të jetojmë në demokraci.

Në realitetin tonë, si në Shqipëri dhe në Kosovë, nuk mund të mos konstatosh grupe njerëzish me prirje më nacionaliste apo më europianiste, që janë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën apo për dy shtete, më antiserbë apo më të hapur për dialog me serbët, që janë më eurocentrikë apo më euroskeptikë, më të djathtë për sa u përket politikave ekonomike apo më të majtë, më konservatorë për sa i përket moralit apo më progresistë, me frymë fetare apo me frymë laike. Disa syresh më afër ekstremeve dhe të tjerë më të moderuar. Ndërkaq, ajo që ndodh për shkak të trashëgimisë totalitare është prirja e partive ekzistuese për t’i përfaqësuar vetë të tëra këto prirje që ekzistojnë në shoqëri, në funksion të një pushteti gjithëpërfshirës e gjithëpërfaqësues. Si rrjedhojë, këto parti sillen edhe si përjashtuese të të tjerëve.

Pikërisht prej kësaj kulture tek ne vazhdon të mbisundojë koncepti i fitores mbi tjetrin, i shuplakave që i japim tjetrit. Kjo kulturë i bën politikanët tanë të flasin në emër të të gjithëve me arrogancë sepse të mundurit për ta nuk kanë gojë. (Prandaj Rama përdori të njëjtën gjuhë edhe kur tentoi të miklojë shqiptarët duke u thënë se ne e kemi fituar kundër Serbisë). E pra, në një shoqëri demokratike partitë dhe politikanët duhet të ndahen nga kjo kulturë. Partitë tona duhet të sillen si përfaqësuese të pjesëve, si shprehëse të vizioneve dhe interesave të tyre, duke dialoguar me njëratjetrën në një proces pa fund që çon drejt përmirësimit të jetës shpirtërore dhe materiale të të gjithëve. E sipas këtij koncepti, në demokraci nuk mund të ketë humbës dhe fitues, por një pjesë që, falë zgjedhjeve, merr detyrën që të qeverisë në emër të interesave të të gjithëve dhe që, për ta bërë sa më mirë këtë punë, ka nevojë për dialogun dhe konfrontimin e vazhdueshëm me pjesët e tjera, për kritikën e oponencën e tyre, ashtu sikurse ka nevojë edhe për mediet e lira, shoqërinë civile. Dhe jo ta konceptojnë demokracinë si një ditë të vetme zgjedhjesh pas së cilës fituesi merr gjithçka dhe humbësi del nga skena e vendimmarrjes.

Po nuk hyri kjo kulturë politike në Shqipëri e Kosovë, do të vazhdojmë të shohim parti/pjesë që, duke u sjellur sikur përfaqësojnë të tërën dhe të vërtetën e vetme, do të përdorin çdo mjet për të asgjësuar pjesët e tjera me pasojat tragjike që po shohim përditë.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Ja vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me rrymë

Next Post

Pamje të jashtëzakonshme nga beteja mes ushtarëve kurdë dhe ISIS-t (Video/Foto)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Pamje të jashtëzakonshme nga beteja mes ushtarëve kurdë dhe ISIS-t (Video/Foto)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.