Kryeredaktorja e televizionit me seli në Moskë, Margarita Simonyan, lajmin e publikoi përmes llogarisë së saj në Twitter. “Llogaritë tona bankare në Britani janë bllokuar. Të gjitha. Vendimi nuk mund të ankimohet. Rroftë liria e shprehjes”, kishte shkruar ajo.
Në ueb faqen e RT-së shkruhet se vendimi i bankës NatWest që është e lidhur me grupin “Royal Bank of Scotland”, është marrë pa ndonjë sqarim.






















