Sipas Gecajt ministrat serb janë duke funksionuar si më parë dhe nuk ka asnjë indikacion se ata kanë ngrirë punën në Qeveri.
“Tash për tash ministrat funksionojnë qysh kanë funksionuar më herët, zyrtarisht asnjëri nuk na ka thënë që jemi duke e ngrirë funksionin. Ne iu kemi thënë që duhet të takohemi, ata na kanë thënë se do t’iu lajmërojmë”, ka thënë Gecaj.























