Ndonëse në Kosovë është hezituar të kryhet një ekspertizë e mirëfilltë nga institucionet kompetente, duke u arsyetuar me mungesën e ekspertizës për fushën e ngushtë – trajtimin e skoliozës, reagimet e bëra nga Oda e Mjekëve kanë vënë në mbrojtje doktor Nushin.
Reagimi i Odës së Mjekëve, ndërhyrje në drejtësi
Reagimi i Odës së Profesionistëve Shëndetësorë në anën tjetër është quajtur ndërhyrje në drejtësi nga Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve.






















