Ndërkohë, tashmë së fundmi, me kërkesë të Parlamentit të Studentëve, Senati i UP-së ka marrë vendim që provimeve t’i shtohet edhe një afat shtesë, ndërsa kriteri për kalim të vitit të mbetet ai që ka qenë në të kaluarën.
Një nga përfaqësuesit e studentëve në Senatin e UP-së, Argjend Softolli, ka thënë për Kosovapress se kërkesat e studentëve janë plotësuar. Ndërkohë, sa i përket afateve të provimeve, Softolli ka thënë se duke e respektuar Statutin e UP-së, është shtuar një afat në shtator me çka kërkesat e studentëve janë plotësuar.
Ndërkohë, afati i janarit dhe ai i qershorit, sipas Softollit kanë mbetur ashtu siç kanë qenë, duke e respektuar edhe Statutin e UP-së.
Megjithatë, Softolli ka thënë se me plotësimin e këtyre kërkesave, tashmë studentët e UP-së janë të kënaqur , dhe nuk ka më vend për protesta e reagime tjera.






















