Sipas kirurgut që kreu operacionin Dr. James Goodrich është e pabesueshme se si ata ia dolën deri këtu.
Në gjysmë të operacionit, kirurgu veteran kishte sjellë në mend ta ndalonte procedurën kur zbuluan se djemtë ndanin më shumë nerva truri seç prisnin ata, megjithëse kishin përdorur imazhe 3D për t’u parapërgatitur.

Anias vazhdonte të ishte në operacion të premten në mëngjes sepse ishte prekur më shumë nga operacioni i ndarjes së trurit. Ai doli nga operacioni në orën 1 të drekës.

Operacioni kushtoi 2.5 milionë dollarë, por djemtë do kenë një jetë normale si të gjithë binjakët e tjerë.






















