“Ne po dërgojmë një mesazh” dhe presidenti rus Vladimir Putin do ta marrë atë, ka thënë Biden.
“Ne kemi kapacitet për një gjë të tillë dhe mesazhi do të dërgohet. Ai do ta kuptojë dhe ne do të zgjedhim kohën për një gjë të tillë, në mënyrë që të ketë ndikim më të madh”, ka shtuar Biden.
NBC ka raportuar se Shtëpia e Bardhë është duke konsideruar “një veprim të paprecedent kibernetik kundër Rusisë” që ka për qëllim “të turpërojë” lidershipin në Kremlin.
Biden tha se kundërpërgjigja e SHBA-së do të jetë “proporcionale” me sulmet kibernetike ruse që janë kryer muajt e kaluar.























