Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të Tiranës, ku persona të paidentifikuar kanë sulmuar me thika duke plagosur rëndë një të ri.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:00, në sheshin “Avni Rustemi”, pranë pazarit të ri.
Sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, persona të paidentifikuar, kanë goditur me mjete prerëse në brinjë 27-vjeçarin Hasan N., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.























