Njësiti antidrogë në Gjilan, në bashkëpunim edhe me trafikun rajonal dhe patrulla tjera policore kanë ndaluar edhe një veturë tjetër të përfshirë në këtë rast, me ç’rast në automjetin e tyre është gjetur një sasi e narkotikëve.
Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:
- B. V. lindur me 1966 m/sh/kosovar
- A. H. lindur me 1973 m/sh/kosovar
- Sh. L lindur me 1982 m/sh/kosovar
- P. B. lindur me 1980 m/sh/i Shqipërisë
- E. M. lindur me 1989 m/sh/i Shqipërisë
Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të gjithë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, perderisa rasti është duke u hetuar edhe mëtej.
Sendet e sekuestruara në cilësi të provave materiale lidhur me këtë rast janë:
Ø tri paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 13.395 gramë
Ø një revole TT e cal. 7. 62 me një karikator me 8 fishekë
Ø 2 vetura të cilat kanë qenë duke i vozitur të dyshuarit
Ø 205 euro
Ø 800 dinar të Serbisë
Ø 1020 lekë të Shqipërisë
Ø 5 telefona celularë






















