INTERVISTA
Zonja Shaqe ju jeni nëna e 3 fëmijëve. Do doja të dija nëse pyetet për djalin që donte goca? Nena: Na erdhi një vajzë në shtëpi, disa herë. Vajza thoshte se ajo është nusja e xhaxhait të burrit të saj. Ajo ndenji rreth një muaj.
Ajo tregoi se: ‘Do iki në Turqi, se ka bërë aksident burri’. Ajo gruaja, ikte dhe vinte. Ai person nuk pranonte që të vinte në shtëpi. Po si e pranuat këtë fakt ju ? Ajo thoshte se me Vladimir Toçin kam fëmijë. Pasi iku në Turqi, ajo iku në Itali. Ju nuk pyetët fare për familjen e djalit?
Babai: Po cilin të pyesim? Qiellin? Vajza na gënjente. ‘Ky është burri im tha’. Po në rregull i thamë. Ajo gënjente e thoshte: “Ka bërë aksident”. I thash ‘ik shikoje’. Ndenji 1 muaj e gjysmë. Më tha se flet nga Turqia, por ajo ishte në Itali. Si iku vajza juaj nga shtëpia? Babai: E mashtruan. Ajo Lola e mashtroi.
Unë e pyetja: “A ke burrë?”, ‘Po’ më ta. Kur e kuptuat se vajza juaj u trafikua për herë të parë? Babai: Kjo është hera e parë, kur erdhi ajo gruaja në shtëpi. Ne na solli 6 euro, pasi shkoi në Turqi. Me këtë Shkëlqim Sharrën si u martua? Nena: Se dimë.
Ne nuk kryem asnjë festë, as ceremoni. Nuk e çuam ne nga shtëpia, iku vet. Ju nuk dinit gjë? Babai: E ka lidhur një komshi. Ikte vajza nga shtëpia? Nëna: Ikte e vinte nga shtëpia. rrinte dytre ditë pa ardhur. E denonconim, por na gënjente. Vajza është me epilepsi.
Sa kohe ndenji vajza në Itali? Nëna: Një muaj e gjysmë. Më pas iku me Bert Toçin, që thoshte se ishte vëllai i burrit të saj. Më pas vajza niset për rrugë dhe sheh që aty kishte tragete, dhe pyet e thotë për ‘Turqi janë?’, një grua kishte thënë se janë për në Itali. Vajza fshihet në banjo dhe merr babanë e saj dhe i tregon se po e çonin në Itali. Aty burri njofton policinë dhe më pas ata ma sollën vajzën në shtëpi. Po mbesa juaj ku rri? E mbajnë murgeshat. I falënderoj se e mbajnë shumë mirë.





















