Një gjykatë në qytetin e Nishit në Serbinë jugore i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi.
Gjykata në Nish tha se masa e paraburgimit u vendos për shkak të “rrezikut të ikjes nga drejtësia”.
Thaqi është arrestuar në datën 28 shtator, me vendim të Gjykatës së Lartë në Nish, që sipas tyre kishte një fletarrest të lëshuar në vitin 2010.
Thaqi më pas u transferua në Beograd në datën 10 tetor, ku u theksua se ndaj tij po bëhet një hetim për si i dyshuar për vepër penale: terrorizëm.






















