Të dyja vendet kanë arritur që të ndërtojnë një miqësi, por tani ata duhet të punojnë në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të rritur shkëmbimet e tregtisë, ka shtuar shefi i Qeverisë serbe.
“Është shumë e rëndësishme që ne të veprojmë në mënyrë racionale. Pavarësisht nga dallimet politike, ne kemi arritur për të ndërtuar besimin, sepse unë besoj se ne duam miqësinë “, tha ai.
Vuçiq njëherit falënderoi biznesmenët nga Serbia dhe Shqipëria për pjesëmarrje në masë të madhe në forum dhe ka shtuar se ai dhe Rama janë shumë krenarë që salla ku po mbahet ky aktivitet është mbushur.






















